Njehsimi i Diplomave të Huaja

Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve kryhet online nëpërmjet portalit e-albania.

Informacioni i detajuar mbi procedurat e aplikimit gjendet i publikuar në shërbimin e njësimit të diplomave të ofruar nga e-albania, në adresën web:

Linku i aplikimit online

 

 

LISTA MBI VENDIMET E NJOHJES PËR GRADËN SHKENCORE “DOKTOR” DHE TITUJT AKADEMIKË TË FITUAR JASHTË VENDIT 2019

LISTA MBI VENDIMET E NJOHJES PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR DHE TITUJT AKADEMIK TË FITUAR JASHTË VENDIT 2018

LISTA E DIPLOMAVE TË NJËSUARA, PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR SHTATOR 2017

 

 

Ligj Nr. 80 / 2015

Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Sportit

Udhezim Nr.15 date 16.04.2018

Udhezim Nr.32 date 29.12.2017

LIGJ Nr.8834, datë 22.11.2001 PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË EUROPË” (LISBONË, 1997)

 

Mandat- pagesa për njohjen e diplomës së doktoratës online

Mandat- pagesa për njohjen e titujve akademike

 

PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE DOKUMENTACIONI

Aplikimi për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve kryhet online nëpërmjet portalit e-albania, sipas procedurës së specifikuar më poshtë:

Aplikanti plotëson formularin e aplikimit online në portalin e-Albania.

Aplikanti ngarkon në format elektronik (PDF) dokumentacionin e mëposhtëm:

  • diplomën/certifikatën profesionale, diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të noterizuar;
  • listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës, të noterizuar;
  • fotokopja e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
  • mandat-pagesa (për rastet kur aplikanti kryen pagesën nëpërmjet bankës ose zyrave të postës shqiptare. http://qsha.gov.al/ )

 

Aplikanti, pasi ka përfunduar procedurën e aplikimit online në portalin e-albania, duhet të dërgojë edhe në rrugë postare (format hard-copy), dokumentet e mëposhtme:

  • diplomën/certifikatën të noterizuar, të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të dokumentacionit në gjuhën angleze, italiane dhe frënge, për të cilat nuk është i domosdoshëm përkthimi në gjuhën shqipe;
  • listën e notave ose suplementin e diplomës, të noterizuar, të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të dokumentacionit në gjuhën angleze, italiane dhe frënge, për të cilat nuk është i domosdoshëm përkthimi në gjuhën shqipe.

 

Adresa postare:

Qendra e Shërbimeve Arsimore,

Bulevardi Zhan D’Ark, Nr 23, Tiranë.

 

Në rastet e pamundësisë së kryerjes së procedurave të përkthimit në gjuhën shqipe, aplikanti mund të përkthejë dokumentin në vendin e origjinës në gjuhën angleze nga një përkthyes i autorizuar/licencuar për këtë qëllim, në vendin përkatës. Në këto raste dokumenti duhet të mbajë domosdoshmërisht vulën apostile/legalizimin lidhur me përkthimin.

 

Aplikimi për njohjen dhe njësimin e gradave shkencore (doktorata) kryhet sipas procedurës së specifikuar më poshtë:

Aplikanti plotëson formularin e aplikimit online në portalin e-Albania.

Aplikanti ngarkon në format elektronik (PDF) dokumentacionin e mëposhtëm:

  • diplomën që vërteton përfundimin e studimeve të doktoratës, të noterizuar;
  • diplomën e studimeve pararendëse universitare dhe/ose vërtetimin e njësimit të diplomës të lëshuar nga institucioni përgjegjës;
  • disertacionin e doktoratës;
  • fotokopjen e kartës së identitetit ose pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj);
  • mandat-pagesën (për rastet kur aplikanti kryen pagesën nëpërmjet bankës ose zyrave të postës shqiptare. http://arsimi.gov.al/njehsimi-i-diplomave-te-huaja/
  • Aplikanti duhet të depozitojë një kopje të disertacionit në Bibliotekën Kombëtare. Vërtetimi i depozitimit të këtij dokumenti do të sigurohet drejtpërdrejt nëpërmjet sistemit nga sektori përkatës i njohjes së diplomave.

 

Aplikanti, pasi ka përfunduar procedurën e aplikimit online në portalin e-albania, duhet të dërgojë edhe në rrugë postare (format hard-copy), dokumentet e mëposhtme:

  • diplomën/certifikatën të noterizuar, të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të dokumentacionit në gjuhën angleze, italiane dhe frënge, për të cilat nuk është i domosdoshëm përkthimi në gjuhën shqipe.

 

Adresa postare:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,

Adresa: “Rruga e Durrësit”, Nr. 23, AL 1001, Tiranë. 

 

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit:

 

Procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në këtë udhëzim, përfundojnë, përgjithësisht, brenda 45 ditëve.

 

QSHA nuk mban përgjegjësi për vonesa të mëtejshme që vijnë për shkak të mungesës së përgjigjes, ose të përgjigjes së vonuar nga ana e aplikantit për dorëzimin e dokumenteve plotësues apo për mungesën e përgjigjes/përgjigjes së vonuar të institucionit të arsimit të lartë që ka lëshuar diplomën, apo qendrës kombëtare përkatëse të rrjetit ENIC-NARIC.

 

Procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave të doktoratës (grada shkencore “Doktor”) të fituara jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në këtë udhëzim, përfundojnë, përgjithësisht,brenda 3 muajve.

Për njohjen e gradave shkencore ngrihen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsim, komisione ad hoc sipas fushave përkatëse me pedagogë ekspertë të fushës të kategorisë “Profesor”, të cilët mblidhen në varësi të numrit të aplikimeve dhe shqyrton dosjet përkatëse. Kryetar i komisionit është zëvendësministri (përgjegjës për arsimin e lartë) i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

 

 

Kujdes: SENJOD fillon procedurën e njehsimit atëherë kur aplikimi juaj është i plotë.

Aplikimi juaj quhet i plotë vetëm në rast se ju keni përfunduar aplikimin online, si dhe keni dërguar me postë dokumentacionin përkatës.

 

 

Periudha e vlefshmërisë:

 

Vërtetimi është gjithmonë i vlefshëm (vetëm në Republikën e Shqipërisë) përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave.

 

 

 

Tarifa:

 

Tarifa për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave që i përkasin nivelit 5 deri në 8 (Diploma Profesionale, Bachelor dhe Master, si dhe Specializime Afatgjata), të kornizës shqiptare të kualifikimeve dhe kornizës evropiane të kualifikimeve, për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 2 000 (dy mijë) lekë. Nëse kandidati ka për të njësuar 2 diploma, pagesa do të jetë 2 x 2 000 lekë.

 

Pagesa kryhet në llogarinë bankare të QSHA-së të përcaktuar në faqen web të QSHA-së, në seksionin përkatës të njohjes së diplomave (shih Faturë për Arkëtim). Pagesa mund të kryhet gjatë aplikimit online nëpërmjet kartës së kreditit/debitit ose pranë bankave të nivelit të dyte apo Postës Shqiptare.

 

Tarifa për njohjen dhe njësimin e gradave shkencore (doktoratave) është 3 500 (tre mijë e pesëqind) lekë.

 

Pagesa kryhet në llogarinë bankare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të përcaktuar në faqen web të MASR-së, në seksionin përkatës të njohjes së diplomave (shih Mandat- pagesa për njohjen e diplomës së doktoratës online). Pagesa mund të kryhet gjatë aplikimit online nëpërmjet kartës së kreditit/debitit ose pranë bankave të nivelit të dyte apo Postës Shqiptare.

 

 

Lista e diplomave të njësuara Shtator 2018

Lista e diplomave të njësuara Dhjetor 2017

Lista e diplomave të njësuara deri në Dhjetor 2016

Lista e diplomave të njësuara deri në Dhjetor 2015

Lista e diplomave të njësuara deri në Dhjetor 2014

Lista e diplomave të njësuara deri në Dhjetor 2013

 

Prioritare